Arrestohet pasi postoi fotografi me armë në rrjetet sociale

Një person është arrestuar dje në fshatin Livoç i Ulët në Gjilan për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është arrestuar pas informacionit se i njëjti kishte postuar fotografi me armë zjarri në rrjetet sociale.

Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit në një motel tek i dyshuari është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa arma e postuar nuk është gjetur.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.