Ilustrim

Arrestohet pasi policia i gjeti kanabis të mbjellë në oborrin e shtëpisë

Një person nga Kaçaniku është arrestuar nën dyshimin se i njëjti po kultivonte lëndë narkotike.

Arrestimi ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar ndërsa në oborrin e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar katër bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt.

Rasti sipas policisë po vazhdon të trajtohet.