Ilustrim

Arrestohet pasi nuk i zbatoi urdhërat e policisë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti nuk i kishte zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, rreth orës 23:00.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, kurse rasti në procedurë të rregullt.