Arrestohet Pasi Kërcënoi Gruan me Sëpatë

Një person është arrestuar në Podujevë pasi ka përdorur sëpatën për ta kanosur gruan e tij pas një mosmarrëveshjeje.

Policia e Kosovës ka raportuar se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:40, por nuk ka dhënë motivet e kësaj kanosjeje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Kosovës pasi që pas një mosmarrëveshje e ka kanosur me sëpatë viktimën femër – bashkëshorten e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.