Ilustrim: Aeroporti i Prishtinës - Foto: Aeroporti

Arrestohet pasi dyshohet se paraqiti në aeroport leje qëndrim fals

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka falsifikuar një dokument të leje qëndrimit.

Sipas policisë i dyshuari është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Në njoftim thuhet se i dyshuari shtetas i huaj kishte prezantuar një dokument leje qëndrimi të Suedisë i  cili dyshohet se mund të jetë e falsifikuar.

Dokumenti i dyshuar për falsifikim është konfiskuar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.