Ilustrim

Arrestohet pasi dëmton varrezat gjatë lëvrimit të tokës

Gjatë kohës sa po lëvronte me traktor në arën e tij, një person është arrestuar nga policia.

Kjo ka ndodhur për shkak se i dyshuari nga fshati Besi i Prishtinës, dje rreth orës 14:00 gjatë lëvrimit të tokës ka dëmtuar varrezat.

Policia ka njoftuar se rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore, dhe i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.