Arrestohet organizatori i sulmit në Charlie Hebdo

Policia ka arrestuar një nga organizatorët e sulmit në redaksinë e Charlie Hebdo në 2015, ku 12 persona humbën jetën.

Ai është xhihadisti francez Peter Cherif, një bashkëpunëtor i njohur i vëllezërve Kouachi, autorë të sulmit. Mediat franceze raportojnë se ai u arrestua në Xhibuti, në Afrikë.

Cherif, i njohur edhe me pseudonimi Abou Hamza, po mbahet në pritje të ekstradimit në Francë.

Vëllezërit Kouachi u vranë nga policia franceze pas sulmit.

Peter Cherif u arrestua për herë të parë në Irak në vitin 2004 kur po luftonte në radhët e Al Kaedës.

I dënuar me 15 vjet burg në Bagdad, ai arriti të arratiset në vitin 2007 dhe u nis për në Siri.

Ai u ekstradua më vonë në Francë dhe u burgos për 18 muaj përpara se të ikte në Jemen.

Në vitin 2015 Cherif u vendos në listën amerikane të terroristëve të rrezikshme, si një anëtar i grupit terrorist Al Kaeda në Jemen.