Pamje nga Prizreni | Foto: Flickr

Arrestohet një sirian për vjedhje në Prizren

Policia në rajonin e Prizrenit njoftoi se një gruaje i është vjedhur çanta e krahut në të cilën kishte një shumë parash dhe dokumente personale.

I dyshuari 33 vjeçar është shtetas sirian.

Ngjarja ka ndodhur në orën 23:30 në ambientet e një restorantit në Shatërvan.

Policia me ndihmën e kamerave të sigurisë e ka identifikuar të dyshuarin.

Sipas hetuesve, thuhet se i dyshuari është i përfshirë edhe në vjedhje tjera. Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalet nën masën e arrestit për 48 orë.