Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet Një Serb Për Krime Lufte në Suharekë

KALLXO.com, ka kuptuar se sot është arrestuar një pjesëtar i komunitetit serb, i dyshuar për krime lufte gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Rastin e konfirmoi prokurori i prokurorisë special, Elez Blakaj.

“Krejt çka mund të ju them në këtë fazë është fakti se rasti është i prokurorisë special, ka të bëjë me dyshimin për krime lufte dhe do të trajtohet njëjtë si çdo rast tjetër”, tha Blakaj.

KALLXO.com, më 10 gusht raportoi për arrestimin e një shqiptari të  dyshuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë.

http://kallxo.com/arrestohet-shqiptari-dyshuar-per-krime-lufte-ndaj-civileve-shqiptare/