Arrestohet një person për vdekjen në Grykë të Deçanit

Një person është arrestuar nga policia për vdekjen e cila ndodhi dje në Grykën e Deçanit.

Dje rreth orës 13, policia kishte pranuar informatë se një person i moshës rreth 25 vjeçare gjatë kohës sa po punonte në pyll është lënduar.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova tha dje për KALLXO.com se viktima për shkak të lëndimeve të marra ishte dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. I njëjti kishte ndërruar jetë rreth orës 15.

Rugova tha sot për KALLXO.com se  pas intervistimit të dëshmitarëve dhe shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur elemente të veprës penale.

“ Për rastin është arrestuar një person i dyshuar i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti tani po hetohet si vdekje nga pakujdesia” tha Rugova për KALLXO.com.

KALLXO.com ka raportuar dje për vdekjen e një personi në Grykën e Rugovës.

https://kallxo.com/decan-vdes-nga-plaget-e-marra-duke-punuar-ne-pyll/