Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

Arrestohet një Person për Ndërhyrje në Sisteme Kompjuterike

Njësiti policor për hetime të krimeve të organizuara arrestoi sot në Gjilan një person pas hetimeve të zhvilluara ndaj tij në lidhje me dyshimet për krime kibernetike.

Policia e rajonit të Gjilanit njoftoi se i arrestuari në vazhdimësi ka kryer këtë vepër penale.

Me urdhër të prokurorit shtëpia e të dyshuarit është bastisur, ndërsa gjatë bastisjes janë konfiskuar 23 kartela bankare, një veturë, një play-station, tri USB, një shtëpizë kompjuterike, dy telefona celularë, tri kartela telefoni, dokumente të ndryshme si dhe fletë-dërgesa bankare.

Të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

Në vitin 2015 dy shtetas bullgarë u gjykuan për keqpërdorim të kartelave bankare në Prishtinë, Mitrovicë e Fushë-Kosovë.

http://kallxo.com/dy-bullgaret-pendohen-per-keqperdorim-te-kartelave-bankare/