Foto-ilustrim

Arrestohet një Person për Kërcënim në Mitrovicë

Një 38 vjeçar me inicialet N. A. është arrestuar nga policia e rajonit të Mitrovicës, pasi sipas  këtyre të fundit ka kërcënuar një 29 vjeçar me inicialet L. M.

Policia e rajonit të Mitrovicës raporti se gjatë ditës së djeshme i është përgjigjur një rasti me elemente të veprës penale të kanosjes në të cilin kanë arritur ta identifikojnë personin i cili është i përfshirë në këtë vepër.

Motivet e sulmit mbeten ende të panjohura për policinë ndërsa 38 vjeçarit të arrestuar, pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor.