Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Arrestohet një person pasi theri me thikë një tjetër

Një person është arrestuar nga policia pasi ka therur me thikë një person tjetër. 

Sipas raportit ditor të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë gjatë ditës së djeshme. 

Në raport thuhet se i dyshuari pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. 

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. 

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.