Ferizaj

Arrestohet një person në Ferizaj për ngacmim seksual

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht një femër.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur të mërkuren në Ferizaj.