Foto: EPA

Arrestohet një Islamist për Bombën në Dortmund

Më herët gjatë ditës, policia gjermane tha se po heton një lidhje të mundshme të islamistëve me këtë sulm

BBC raportonte se një letër e gjetur afër vendit të ngjarjes përmendte sulmin në Berlin të dhjetorit të vitit të kaluar dhe operacionet ushtarake në Siri, por nuk dihej nëse letra ishte e vërtetë.

Prokurorët gjithashtu thanë se tri mjetet shpërthyese të gjuajtura ndaj autobusit përmbanin shirita metalikë.

Prokurorët federalë, të cilët zakonisht drejtojnë hetimet në terrorizëm, i kanë marrë përsipër dëshmitë.

Kryeprokurori Frauke Koehle tha se dy të dyshuar nga spektri islamist janë në fokus të hetimeve të tyre. “Banesat e të dyve janë kontrolluar dhe njëri nga ta është arrestuar”, tha Koehle.

Vetë kancelarja gjermane, Angela Merkel, e kishte quajtur këtë sulm si “akt revoltues”.

“Kancelarja, sikur edhe gjithë njerëzit në Dortmund dhe miliona njerëz anëmbanë, ishte e tmerruar nga sulmi në autobusin e Borusia Dortmund”, tha Steffen Sebert, zëdhënës i Merkel, të mërkurën.

Një lojtar i klubit, mbrojtësi Marc Bartra është lënduar dhe është dërguar në spital ku i është nënshtruar operacionit ndërkohë që ndeshja në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Monakos, e paraparë të fillonte mbrëmë në orën 20:45 është shtyr ëpër sot në orën 18:45.

http://kallxo.com/shperthim-ne-autobusin-e-dortmundit-para-ndeshjes-se-liges-se-kampioneve/