Foto: Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për grabitje të bankës TEB

Njëri nga personat i cili dyshohet të jetë i përfshirë në grabitjen e bankës TEB më 26 nëntor të vitit të kaluar, është arrestuar sot nga policia.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka konfirmuar rastin për KALLXO.com.

Ajo ka thënë se i dyshuari është arrestuar sot nga hetuesit policorë të Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.

“I dyshuari për të cilin ekziston dyshimi se është përfshirë në një rast të grabitjes është arrestuar sot. Grabitja ka ndodhur me datën 26.11.2018 në rrugën “Robert Doll” saktësisht në filialin e një banke”, ka Ahmeti.

Ajo shtoi se i dyshuari A. Rukovci, 24 vjeçar, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë që hetuesit policor po punojnë në kapjen e tre personave të tjerë të cilët janë identifikuar nga ana e policisë, të cilët dyshohet se janë përfshirë në këtë rast dhe disa raste të tjera të natyrës së njëjtë.

KALLXO.com kishte raportuar për grabitjen e bankës TEB në Prishtinë.

https://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-grabitjen-e-bankes-ne-prishtine/