Ilustrim

Arrestohet një grua, policia i gjen armë me vete

Policia ka arrestuar orët e para të mëngjesit të djeshëm një grua për armëmbajtje pa leje.

Sipas policisë, e dyshuara është arrestuar në rrugën “Tringë Ismajli” në Prishtinë pasi që te e njëjta gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.