Ilustrim

Arrestohet një grua në Podujevë për profil të rrejshëm në ‘Instagram’

Një grua është arrestuar në fshatin Bradash të Podujevës, pasi në rrjetin social “Instagram” ka hapur një llogari, ku ka publikuar foto duke bërë komente dhe shkrime banale në emër të një gruaje tjetër.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, rreth orës 13:00.

Sipas njoftimit të Policisë, e dyshuara pas intervistimit me vendimin e prokurorit, e dyshuara është dërguar në qendrën e mbajtjes.