Flamujt shqiptarë e turq në Prizren

Arrestohet Një i Dyshuar për Heqjen e Flamurit Turk në Prizren

Sipas policisë i dyshuari ka postuar një video incizim në rrjete sociale nga ku edhe në video dëgjohet një zë duke e përkrahur këtë veprim.

“Pasi që postimi është bërë nga i dyshuari në rrjetet sociale i njëjti është sjellë në stacion dhe nga ai është marrë një deklaratë ku ai e mohon që ta ketë hequr flamurin kurse e pranon postimin e bërë me telefonin e tije”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe në konsultim me të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Në Prizren më 27 nëntor, u panë flamuj shqiptarë dhe turq me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë.

http://kallxo.com/prizreni-feston-28-nentorin-edhe-flamuj-turq/

Gjatë ditës së djeshme është sulmuar objekti i Konsullatës turke në Prizren me koktej molotovi nga persona të cilët kanë kryer veprën dhe kanë ikur në drejtim të panjohur sipas policisë.

Për këtë rast të dyshuar janë pesë persona për të cilët është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë për të vazhduar më tutje me procedura të mëtejme ligjore.

Lidhur me sulmin, Ministria e Punëve të Jashtme e ka quajtur akt vandal sulmin ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Prizren dhe ka përgëzuar Policinë për arrestimin e personave “të papërgjegjshëm”.

http://kallxo.com/mpj-denon-sulmin-kunder-konsullates-turke-ne-prizren/

Ndërsa pak pas sulmit policia ka dalë me detaje lidhur me rastin.

http://kallxo.com/policia-jep-detaje-per-sulmin-ndaj-konsullates-turke/