Ardian Huli FOTO: LVV/Facebook

Arrestohet një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje

Gjatë kthimit nga Shqipëria, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Huli është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Kështu ka njoftuar Lëvizja Vetëvendojse përmes një statusit në Facebook.

Në këtë njoftim LLV thotë se ky aktivist u arrestua për aksione të mëhershme politike.

“Ardian Huli, sikur shumë aktivistë të Lëvizjes po përndjeken dhe po arrestohen vazhdimisht. Ndërrimet e qeverive janë bërë sikur maska që e mbulojnë fytyrën e vërtetë e cila ka për qëllim vazhdimin e dhunës ndaj veprimeve tona politike.Arrestimi është bërë për aksione të mëhershme politike të cilat janë dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese si të dëmshme”, thuhet në njoftim.

Ata po ashtu kanë bërë thirrje për lirimin e aktivistit.

“Projektet që cenojnë sovranitetin dhe demokracinë e vendit tonë ne nuk do t’i lejojmë të jetësohen, andaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Huli dhe e ftojmë Qeverinë e Kosovës që t’i ndalë njëherë e mirë këto veprime jodemokratike dhe luftimin e opozitës”, përfundon njoftimi.