Foto: Policia e Serbisë

Arrestohet në Serbi Hilmi Kelmendi, Dyshohet për Krime Lutfe

Një kosovar është raportuar se është arrestuar nga Policia e Serbisë nën akuzat për krime lufte.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës konfirmoi sot se Hilmi Kelmendi, është ndaluar nga policia e Serbisë, një muaj pas arrestimit të një shqiptari tjetër i Kosovës, drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

MPJ, në një njoftim të lëshuar sot tha se arrestimi i radhës është i papranueshëm dhe i rrezikon shumë proceset e arritura gjatë periudhës së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“MPJ do të vazhdojë ta përcjellë këtë situatë të re të krijuar dhe absurde me Serbinë, duke e ngritur në nivelet më të larta me miqtë tanë ndërkombëtar, SHBA-të dhe BE-në, si dhe tek të gjitha shtetet mike. Misioni ynë diplomatik në Beograd, ashtu sikurse edhe institucionet e Kosovës po koordinojnë në vazhdimësi hapat për t’ua siguruar mbrojtjen e nevojshme ligjore dhe njerëzor shtetasve të Kosovës të arrestuar së fundi”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, MPJ u bëri thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës të cilët për çfarëdo arsye e zgjedhin Serbinë si vend transit gjatë muajve të ardhshëm, ta shmangin atë maksimalisht.

“Njëkohësisht, MPJ do të kërkoj edhe nga shtetet e tjera në rajon dhe BE, sikurse e ka bërë deri më tani, të mos i marrë parasysh fletarrestimet e Serbisë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Ndaj Nehat Thaçit, gjykata në Serbi kishte shqiptuar fillimisht masën 30 ditëshe të paraburgimit e cila u vazhdua edhe për 30 ditë tjera në fund të javës së kaluar.

http://kallxo.com/nehat-thaci-mohon-akuzat-per-terror-ndaj-serbeve/

http://kallxo.com/nota-verbale-e-ministrise-se-drejtesise-pas-arrestimit-te-nehat-thacit/