Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Arrestohet në Mitrovicë i dyshuari për grabitje

Një person është arrestuar në Mitrovicë nën dyshimin për përfshirje në një grabitje.

Policia ka njoftuar se sot ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin N.B, 40 vjeçar, i cili dyshohet se është përfshirë në një rast të grabitjes.

Sipas policisë, arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme dhe provave materiale të siguruara për përfshirje në grabitje të ndodhur me datën 24 qershor 2019, në Mitrovicë.

“Rrjedha hetimore ka rezultuar me domosdoshmërinë e realizimit të dy bastisjeve në dy lokacione të ndryshme, ku si rezultat i bastisjes janë gjetur dhe janë sekuestruar prova materiale që i ishin grabitur viktimës”, njofton policia.

Tutje është bërë e ditur se në kërkim policor mbetet edhe një person tjetër i dyshuar, identiteti i të cilit është i njohur për hetuesit policorë.

“Pas procedurave të nevojshme intervistuese, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në njoftim.