Ilustrim, Arrestimi i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i cili kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë

Një person i dyshuar i cili po kërkohej nga autoritetet e Shqipërisë është arrestuar dje në Pikën Kufitarë në Vërmicë.

Policia ka njoftuar se për të dyshuarin i cili është arrestuar dje rreth orës 12:00, kishte urdhëresë ndërkombëtare të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë.

Pas arrestimit të personit të dyshuar, policia ka njoftuar se i njëjti i’u është dorëzuar autoriteteve të Shqipërisë për procedurë të mëtejme.

Në njoftimin e policisë nuk janë dhënë detaje se për çfarë vepre penale kërkohej personi i arrestuar.