Ilustrim

Arrestohet në Fushë Kosovë i dyshuari për ngacmim seksual

Një person është arrestuar pasditën e djeshme në Fushë Kosovë.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarit është bërë nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar seksualisht një grua.

I dyshuari për ngacmim seksual, me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.