Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Arrestohet në Fushë Kosovë i dyshuari për kryerje të dhjetëra vjedhjeve

Një person i cili dyshohet se ka kryer dhjetëra vjedhje të rënda në të gjithë territorin e Kosovës është arrestuar sot nga policia në Fushë Kosovë.

Policia në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se  njoftuar se rastet e vjedhjeve nga i dyshuar janë kryer në disa lokacione në Kosovë dhe në periudha të ndryshme kohore.

I dyshuari për kryerjen e dhjetëra vjedhjeve të rënda F. H., 30 vjeçar, pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve  në stacionin policor të Fushë- Kosovës, është dorëzuar në stacionin policor në Prizren, saktësisht në qendrën e ndalimit për 48 orë.