Arrestohet i Mituri për Vrasje në Tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person të mitur nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje në tentativë.

Sipas Policisë, i mituri dje rreth mesditës pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë – thikë dy viktimat, persona po ashtu të moshës së mitur.

Në raportin e saj ditor, Policia thotë se viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.