Ilustrim

Arrestohet infermieri, u merrte para studentëve për t’i kaluar në provime

Policia e Korçës ka ndaluar sot shtetasin A.Gj., 31 vjeç, me detyrë infermier pranë Spitalit të Korçës, pasi gjykata ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë – arrest me burg.

I arrestuari dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

“Nga hetimet e kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se shtetasi i mësipërm kundrejt shumave nga 15.000 deri në 20.000 lekë, iu premtonte studentëve, se do i kalonte në provimet e Fakultetit të Infermierisë-Korçë, në lëndë të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Materialet hetimore për ndjekje të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.