Foto: REL

Arrestohet i mituri për vjedhje të parave në xhami

Policia ka arrestuar një të mitur për vjedhjen e 400 eurove në një xhami në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit.

Sipas njoftimit të policisë se rajonit të Gjilanit, i mituri para një jave me ndihmë të një kaçavide, ka depërtuar brenda xhamisë dhe nga aty ka marrë paratë të cilat ishin mbledhur nga disa besimtarë.

“I dyshuari është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit, është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka njoftuar se rasti është ende duke u hetuar.