Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari që goditi me veturë një fëmijë dhe iku nga vendi i ngjarjes

Policia ka njoftuar se ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë një të dyshuar.

Personi i arrestuar dje dyshohet se është autori i një aksidenti që ka ndodhur në ‘Rrugën C” në Prishtinë më 30 maj rreth orës 17 :15, kur nga vetura është goditur një këmbësore e mitur.

Pas aksidentit, shoferi kishte ikur me veturë nga vendi i ngjarjes.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Rasti po trajtohet si aksident trafiku me të lënduar.