Foto-ilustrim

Arrestohet i dyshuari që detyroi një grua të ofroj shërbime seksuale

Një person në Prizren është arrestuar gjatë ditës së djeshme për mundësim të prostitucionit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti në mënyrë sistematike ka detyruar viktimën të ofroj shërbime seksuale për persona të ndryshëm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për detyrim në prostitucion është dërguar në mbajtje.