Foto: Ilustrim

Arrestohet i dyshuari  për vjedhje të gomave në Fushë Kosovë

Një person është arrestuar për vjedhje të gomave në Fushë Kosovë.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 22 një person ka raportuar në polici se i dyshuari i’a ka vjedhur në garazhin e tij gomat e veturës të cilat kanë qenë të mbyllura me çelës.

Policia ka njoftuar se ankuesi i kishte vërejtur gomat tek i dyshuari, ndërsa njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.