
Foto: Ilustrim
Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjeje
05.11.2021 - 22:20
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet G.H i cili dyshohet për tentim vrasje në Podujevë.
Sipas Policisë rasti i tentim vrasjes kishte ndodhur më 2 gusht të këtij viti në rrugën “Hyzi Talla”, Podujevë.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.