Arrestim i një të dyshuari - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i Dyshuari për Shtytje të një Tjetri për Vjedhje

Policia e Kosovës pas hetimeve të zhvilluara ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar, pasi që i njëjti kishte shtyrë një person me të meta mentale që nga një veturë të vidhte një portofol në të cilin kishte dokumente personale të viktimës si dhe 1000 euro.

Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dje, ndërsa rasti ka ndodhur në Osek Hilë të Gjakovës më 27 mars rreth orës 21:40.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ky rast po trajtohet si vjedhje.