Fotoilustrim

Arrestohet i Dyshuari për Grabitje të Parave dhe Arit

Hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale të Ferizajt dje kanë arrestuar njërin nga tre personat e  dyshuar për kryerjen e veprës penale të grabitjes me armë përderisa dy të dyshuarit tjerë mbeten ende në kërkim.

Sipas njoftimit të Policisë më Ferizaj, ngjarja ka ndodhur më 22 dhjetor të këtij viti, në Ferizaj në rrugën ,,Gazmend Zajmi”,  kur i dyshuari me inicialet XH.S.  në bashkëpunim me dy të dyshuarit tjerë, kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës të cilin e kishin lidhur me trakë ngjitëse dhe nën kërcënim të armës nga viktima kishin marrë 2000 euro si dhe stoli ari në vlerë rreth 2000 euro.

Më pas ata ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit policorë, pas një kohe kanë gjetur veturën e të dyshuarve të cilën e kishin braktisur si dhe disa prova materiale lidhur me këtë rast.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.