Arrestohet i dyshuari pasi kërcënoi një grua në rrjete sociale

Një person është arrestuar në fshatin Vitomericë të Pejës, nën dyshimin për kërcënim.

Policia ka sqaruar se i dyshuari përmes rrjetit social “Instagram” ka kërcënuar një grua.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.