Foto: Ilustrim

Arrestohet Hajni i Biçikletave

Policia e Pejës e ka arrestuar një person, i cili dyshohej se ishte autori i vjedhjes së një biçiklete. Viktimë në këtë rast ishte një femër.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur në rr. “Gjin Gazulli”, në qytetin e Pejës, pardje pak pas mesditës.

Sipas raportit të saj të përditshëm Policia tek i dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar edhe katër biçikleta të tjera, që dyshohet që janë vjedhur në lokacione të ndryshme.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.