Foto: Gazmend Morina/facebook

Arrestohet Gazmend Morina, kryeshefi i Kompanisë së Pastrimit në Mitrovicë

Kryeshefi i kompanisë së pastrimit “Unitetit”, në Mitrovicë, Gazmend Morina është arrestuar nga krimet ekonomike.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com avokati i Morinës, Musa Damati.

“Klienti im është ndaluar në mbajtje për 48 orë pas intervistimit në zyrat qëndrore të Policisë së Kosovës në Prishtinë”, ka thënë Damati.

Damati arrestimin e Morinës e ka konsideruar si rast politik.

“Ky është një rast i pastër politik prapa së cilës konsiderojmë se qëndron politika e cila me çdo kush tash e një kohë të gjatë është duke tentuar që  ta atakoj klientin tim, dhe e gjithë kjo po ndodhë si konsekuencë e denoncimeve të përparshme për keqpërdorimet të cilat kanë ndodhur në të kaluarën dhe të cilat i ka raportuar klineti in në ndërmarrje ku tani është kryeshef”, ka thënë Damati për KALLXO.com.