Foto: Facebook

Arrestohet Frashër Krasniqi

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar sonte se policë civilë e kanë arrestuar zëdhënësin e saj, Frashër Krasniqi.

Sipas një komunikate të LVV-së është arrestuar nga policë civilë rreth orës 17:00 teksa po dilte nga zyret e “TV 21”.

“Tash, kur kanë mbetur vetëm 40 orë deri në protestën e madhe të opozitës së bashkuar, përndjekja e aktivistëve si përpjekje për ta ndalur e dobësuar protestën e 17 shkurtit po vazhdon. Këto sulme e përndjekje që shtohen sa herë opozita përgatitet për kundërshtim nuk kanë efekt. Opozita nuk ndalet dhe protesta do të jetë madhështore”, thuhet në komunikatën e partisë opozitare.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë Agron Borovcin, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës, për të marrë vesh arsyen e arrestimit, por kontakti me të ka qenë i pamundur.