Ferizaj

Arrestohet ferizajasi, e këcënoi viktimën me mesazhe

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimet se i ka dërguar viktimës vajzë-grua mesazhe ngacmuese dhe kërcënuese.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima vajzë-grua, ka raportuar se nga i dyshuari mashkull në mënyrë të vazhdueshme ka pranuar mesazhe ngacmuese dhe kërcënuese.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00 në Ferizaj dhe sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.