Arrestohet edhe një Mjeke për Vdekjen e Mësueses

Arrestimin e personit të tretë për këtë rast e konfirmoi për KALLXO.com prokurori Arben Ismajli.

Ai tha se për këtë vdekje të dyshimtë po intervistohen shumë persona.

“I kemi marrë në pyetje shumë dëshmitarë, dje e kemi pasur në gjykatë seancës dëgjimore për masat të cilat duhet merren për të arrestuarit,” tha Ismajli.

Ai bëri të ditur se hetimet po vazhdojnë.

“Hetimet janë në vazhdim e sipër, deri tash nuk kemi asgjë tjetër,” shtoi Ismajli.

Më herët janë arrestuar edhe dy persona tjerë nën dyshimet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Arbenita Spahiu, 27 vjeçarja që ishte edhe mësuese vdiq më 3 mars të këtij viti në Spitalin e Gjilanit gjatë lindjes së foshnjës së saj.

http://kallxo.com/mbledhje-provash-per-vdekjen-e-mesueses/