Arrestim i një të dyshuari nga Policia e Kosovës - Foto: KALLXO.com

Arrestohet i Dyshuari, Shtiu me Armë Zjarri e Lëndoi një Person

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje me një person tjetër ka shtënë me armë zjarri duke i shkaktuar lëndime të lehta viktimës.

Sipas raportit policor, në fshatin Nikaj, në Komunën e Kaçanikut, gjatë ditës së djeshme, një person është arrestuar pasi ky i fundit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.

Shkaku i të shtënave me armë ishte një mosmarrëveshje.

Në raportin policor thuhet se i dyshuari pasi ka gjuajtur viktimën me armë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar një gërvishtje në kokë dhe ka kërkuar tretman mjekësor.

Tek i dyshuari janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe tre fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.