Pamje nga Vushtrria

Arrestohet i Dyshuari për Vrasjen e Dyfishtë në Vushtrri

Pas vrasjes së dyfishtë që ndodhi mbrëmë në Vërnicë të Vushtrrisë, policia ka arrestuar të dyshuarin për kryerjen e këtij krimi.

Lajmin për vrasjen dhe arrestimin e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti.

“Vrasja ndodhi ne fshatin Vërnicë, një person i cili është i dyshuar tani është i arrestuar,” tha Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se i arrestuari dyshohet se ka vrarë gruan e tij dhe një person tjetër.

“Personi në fjalë dyshohet se pasi ka shtënë në një person e ka vrarë edhe gruan e tij,” tha Zahiti.

Ai tregoi se është konfiskuar edhe arma me të cilën mendohet se është kryer vrasja e dyfishtë.

Zahiti bëri të ditur se policia ende nuk i di motivet e kësaj vrasjeje.