Mursel Rraci, shef i Agjensisë Qendrore të Prokurimit. Foto: Kallxo.com

Arrestohet Drejtori i Agjencisë Qendrore të Prokurimit

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën drejtorin e Ajgensisë Qendrore të Prokurimit, Mursel Rraci, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajmi për arrestimin e Rracit u konfirmua për KALLXO.com nga burime policore.

Ende nuk është qartësuar se për çfarë rasti konkretisht bëhet fjalë, por policia tha për KALLXo.com se të arrestuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.