Ilustrim

Arrestohet djali i Sabit Gecit

Pas tre muajve arrati, djali i Sabit Gecit, Alban Geci, është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga ana e Policisë së Kosovës.

I njëjti ka qenë i kërkuar nga Prokuroria Speciale në lidhje me aktivitete të krimit të organizuar.

KALLXO.com mëson se Alban Geci është ndaluar dje nga njësitet policore dhe është shoqëruar në Gkykatën Themelore në Prishtinë.

Ndaj tij është mbajtur edhe seanca paraprake ku gjyqtari i procedurës paraprake me aktvendim i ka shqiptuar masën e paraburgimit për 30 ditë.

https://kallxo.com/bastisja-afer-shtepise-se-gecit-per-fajde/

Policia e Kosovës me anë të një njoftimi në raportin ditor ka njoftuar se në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes në Hajvali.

Në dhjetor të vitit të kaluar, policia kishte nisur një aksion ndaj disa personave të cilët dyshoheshin për krim të organizuar.

Njëri nga të dyshuarit ka qenë edhe djali i Sabit Gecit.

Në shtëpinë e Sabit Gecit në dhjetor të vitit të kaluar ishin kryer edhe bastisje por Njësiëe Speciale nuk kishin arritur ta kapin djalin e Gecit.

https://kallxo.com/avokati-i-sabit-gecit-flet-per-bastisjen-nga-njesia-speciale-e-policise/

https://kallxo.com/prokuroria-speciale-djali-i-sabit-gecit-i-dyshuar-per-fajde/