Ilustrim

Arrestohet deçanasi i mitur, grushtoi moshatarin

Është arrestuar një djalë i mitur në rrugën “Haki Povataj” në Deçan, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëmoshatarin, duke e grushtuar.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor në qendrën shëndetësore në Deçan.

Ndërsa me vendim të prokurorit, i mituri i dyshuar është dërguar në qendrën e mbajtjes.