Arrestohet Dardan Molliqaj

Këtë e konfirmon për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

“I kemi pasur disa urdhëresa dhe kemi qenë në proces të zbatimit një ndër to edhe për të njëjtin me iniciale D. M., sot në orët e hershme të mëngjesit policia ka zbatuar këtë urdhëresë dhe e ka arrestuar,”  tha Hoxha.

Edhe Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media konfirmoi arrestimin e Molliqajt.

“Sot, në orët e para të mëngjesit pushteti policor ka arrestuar Dardan Molliqajn, sekretarin organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje,” thuhet në komunikatë.

Vetëvendosje thotë se nuk ka dhunë që mund t’i ndalë ata.

“Protesta e 17 shkurtit ia ka bërë të qartë Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit se ditët e këtij regjimi antipopullor janë të numëruara. Prandaj, në panik e sipër ata po përdorin të gjithë aparatin e dhunës si mjeti i fundit për të mbajtur në këmbë regjimin e tyre te delegjitimuar,” vikjon komunikata.

Sipas Vetëvendosjes se deri në lirimin e të gjithë aktivistëve dhe deri në ditën e largimit të këtij regjimi shtypës policor, në Kosovë nuk mund të ketë drejtësi dhe qetësi.

Molliqaj dyshohet për prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe dëmtimin e veturave zyrtare.

Policia po e kërkonte Molliqajn për nxjerrje nga makina të Shasivar Haxhiajt, këshilltarit të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi më 18 nëntor 2015.

Pasi ky këshilltar i ministrisë u nxor nga makina, kjo makinë u dëmtua. Më 18 nëntor të vitit të kaluar qe arrestuar deputetja e AAK-së Donika Kadaj-Bujupi.

http://kallxo.com/demtohet-vetura-e-keshilltarit-te-memli-krasniqit/

Molliqaj që ishte në arrati mbajti dje fjalim në protestën e opozitës.

http://kallxo.com/i-kerkuari-nga-policia-flet-ne-proteste/ [interaction id=”56c58195b6c51fb652e7bdab”]