Arrestohet burri pasi rrahu gruan, policia i gjen edhe Kallashnikov

Një burrë është arrestuar mëngjesin e kaluar, në Malishevë pasi dyshohet se ka rrahur gruan e tij.

Gruaja ka pranuar tretman mjekësor.

Policia ka kryer edhe një urdhër kontroll në shtëpinë  e të dyshuarit, me ç’ rast ka konfiskuar një kallashnikovë me 21 fishekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurori është dërguar në mbajtje.