Ilustrim

Arrestohet arsimtari i dyshuar për keqpërdorim seksual të 16 vjeçares në Drenas

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar edhe një të dyshuar me inicialet Sh.Xh. në lidhje me rastin e dhunimit të 16 vjeçares nga Komuna e Drenasit, për keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin.

“Në vazhdën e hetimeve të këtij rasti, në konsultim me prokurorin kompetent, hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë në vazhdimësi veprime hetimore drejt ndriçimit të plotë të rastit”, ka thënë IPK me anë të një komunikate.

Sipas IPK-së në kuadër të këtyre veprimeve hetimore, sot është ftuar për intervistë edhe i dyshuari tjetër për këtë rast, mësuesi i 16 vjeçares.

Pas intervistimit të të dyshuarit, të njëjtit më vendim të prokurorit i është caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast sipas tyre do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast.

Ditë më parë në media u raportua se një vajzë 16 vjeçare ishte dhunuar seksualisht nga një zyrtar policor.

E gjitha kishte nisur deri sa nxënësja kishte shkruar në stacion policor në Drenas për të raportuar një ngacmim për një mësues të shkollës së saj, e më pas kishte përfunduar në dhunim seksual nga ana e hetuesit të rastit të saj.

Gjatë ditës së sotme para stacionit policor “Qendra” është protestuar kundër rasteve të ngacmimeve dhe dhunimeve të grave dhe vajzave.

Një protestë e ngjashmë është paralajmëruar edhe nesër në Drenas.