Arrestohet 41 vjeçari i dyshuar për vrasje në tentativë, drogë e armë

Një 41 vjeçar i cili ishte në kërkim nga organet e rendit si i dyshuar për vrasje në tentativë, drogë dhe prodhim të armëve luftarake është arrestuar nga Policia e Shtetit në Skrapar.

Policia njofton se ndalimi i tij është bërë pasi Gjykata e Shkallës së parë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Njoftimi i Plotë i Policisë së Shtetit:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe ndalohet 41- vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Skrapar në bashkëpunim me shërbimet e Hetimit të Krimit në DVP Berat, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F.I., 41 vjeç, banues në Nikollarë, Skrapar.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së parë Përmet me vendim Nr.43 datë 17.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Ky shtetas dyshohet se bashkë me dy vëllezërit e tij po transportonin lëndë narkotike nga Skrapari në Përmet, ku në fshatin Verçisht janë përplasur me armë me 4 persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.