Arrestohet 24 vjeçari i dyshuari për grabitjen e bankës në Vushtrri

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar i dyshuari për plaçkitje të një filiali të një banke në Vushtrri.

Policia ka njoftuar se kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin A.S., 24 vjeçar i cili dyshohet se është përfshirë në këtë rast të grabitjes.

Pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit i është shqiptuar  masa e ndalimit policor.

KALLXO.com ka raportuar për rastin e grabitjes së një banke në Vushtrri.

Rasti i cili ka ndodhur para tri ditëve në rrugën “Bastri Beqiri” ishte kryer nga dy persona të maskuar dhe të armatosur me thikë.

https://kallxo.com/vushtrri-grabitje-ne-nje-filial-per-transferim-parash/

.